Na shkruani këtu

Rreth Nesh

Rimbursohu.com është një shërbim profesional për rimbursimin dhe kompensimin e pasagjerëve në rast të vonesave, anulimeve apo refuzimit të imbarkimit në fluturimet ajrore. Si një degë e Fly Group – ne kemi mbi 10 vite përvojë duke ndihmuar udhëtarët e agjencisë sonë dhe tani jemi të gatshëm të shërbejmë çdokujt që ka nevojë për asistencë në marrjen e kompensimit të merituar.

Eksperienca jonë

Përgjatë dekadës së fundit, ekipi ynë ka negociuar me qindra linja ajrore, duke aplikuar të gjitha rregulloret e aplikueshme (si p.sh. Regulorja (EC) Nr. 261/2004) dhe duke i bërë kompensimet një proces sa më të thjeshtë e efikas për klientët tanë. Aftësia jonë për të marrë rezultate pozitive është e bazuar në:

Misioni Ynë

Misioni ynë është t’u ofrojmë pasagjerëve një zgjidhje transparente dhe profesionale për problemet që mund të lindin gjatë udhëtimeve të tyre ajrore. Ne besojmë se çdo pasagjer ka të drejtë të trajtohet me korrektësi, dhe jemi të përkushtuar që këtë korrektësi ta kthejmë në një realitet konkret duke siguruar kompensimet e duhura.

Pse të na zgjidhni ne?

Rimbursohu.com vjen me mbështetjen e Fly Group, një emër i besueshëm dhe i respektuar në tregun e udhëtimeve. Disa arsye pse klientët na besojnë:

Si funksionon?

Procesi i rimbursimit është i thjeshtë. Na kontaktoni me detajet e fluturimit tuaj dhe ekipi ynë do të analizojë rastin, do të mbledhë dokumentacionin e nevojshëm dhe do të fillojë procedurat për kompensim me linjën ajrore përkatëse. Ju do të informoheni vazhdimisht për progresin derisa kompensimi të sigurohet.

Na kontaktoni

Kemi një ekip të dedikuar për t’ju udhëhequr në çdo hap. Për më shumë informacion ose për të nisur një kërkesë rimbursimi, mos hezitoni të na kontaktoni:
Email: info@rimbursohu.com
Telefon: +355 67 2 800 800

Ju faleminderit që na vizituat! Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni kompensimin që ju takon dhe të riktheni besimin në udhëtimet ajrore.